Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, përmes një seti fotografish njofton se ofron paketën e re dedikuar për SUV-in e Audit – SQ5.
Paketa e re, e cila quhet CLR 5S, karakterizohet me mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh të reja, mbrojtësi i pasmë me difuzer të zezë, spoiler në bagazh, si dhe spoiler mbi çati, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Lumma Design për këtë SQ5 ka zgjedhur ngjyrën e verdhë për eksterier, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, shiritat anash veturës me logon “Lumma”, sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat nga alumini 21-inçësh (në dispozicion me shumë ngjyra), si dhe amortizatorët e modifikuar.
Lumma CLR 5S do të prezantohet gjatë muajit tetor në panairin e veturave që do të mbahet në Paris ose në dhjetor në panairin në Essen.
{gallery}