Një ngjarje interesante ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten. Një grua po mundohej të fotografonte qiellin, kur burri i saj i cili ishte me kamionçinë u godit nga rrufeja, shkruan Washington Post.
Gruaja po mundohet të kapte në foto rrufenë në qiell, por papritur filmoi një moment të rrallë.
Ajo ishte me një veturë tjetër prapa burrit të saj. Burri kishte edhe fëmijët në kamionçinën e tij kur u godit nga rrufeja.
Burri dhe fëmijët shpëtuan pa lëndime, por jo edhe kamionçina.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua në Florida befasohet nga “vizita” e një ariu
-
Tornadoja në Texas rrotullon në ajër kamionçinën, shoferi shpëton pa lëndime
-
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
-
Vriten tre alpinistë nga rrufeja në alpet austriake
-
Video virale: Shoferja në SHBA del nga vetura që po rrëshqiste