Lorinser Classic është një kompani e cila merret me modifikimin e modeleve të Mercedesit dhe tani ajo prezanton projektin e saj më të ri, G-Class i vitit 1993.
Më saktësisht, fjala është për Puch 230 GE me boshtin e zgjeruar të rrotave dhe 117.000 kilometra të kaluara, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model në kohën e vet ka shërbyer në ushtrinë zvicerane.
Puch 230 GE është riparuar tërësisht dhe vjen me eksterier me ngjyrë të zezë mat, mbulesën me ngjyrë të kuqe, rrotat pesë-cepësh prej 16-inç me ngjyrë të zezë e me goma “BF Goodrich” për të gjitha terrenet, mbrojtësin e ri të përparmë me drita LED, si dhe ulëset prej lëkure po ashtu me ngjyrë të kuqe.
{gallery}
Nën kofanon e Puch 230 GE gjendet motori benzinë 2.3-litër me katër cilindra e kapacitet prej 85 kW/116 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 4 shpejtësive.
Sa i përket çmimit, Lorinser Classic për këtë Puch 230 GE kërkon 39.500 euro.
-
G-Power me tri paketa për përforcimin e Mercedes-AMG GT 63 S
-
Dalin në shitje super-SUV-ët ushtarakë G-Class të ushtrisë së Austrisë
-
Lorinser ofron paketë të re për disa versione të Mercedes A-Classës
-
Mercedes G-Classi i modifikuar që ka “shërbyer” në ushtrinë gjermane
-
G-Power prezanton Mercedes-AMG GT R të veçantë