Modeli Mercedes-Benz Gelandewagen ka qenë gjithmonë më shumë sesa vetëm një veturë për terrene të vështira për masën. Përgjatë viteve, ajo është përdorur si veturë ushtarake, për ambulancë, apo veturë e armatosur në mbarë botën, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kanadanë, Egjiptin, Irakun, e madje edhe Korenë Veriore – por edhe në shumë vende tjera.
Veturat që do t’i shihni më poshtë janë kryesisht nga ushtria austriake, e cila i ka përdorur modelet e ndryshme të serisë Puch G për një kohë të gjatë, raporton ueb-faqja britanike “motor1”.
Fotografitë paraqesin në total 35 ish-modele ushtarake G-Class të aktualisht janë vënë në shitje në sallonin Autohaus Lorinser në Gjermani, që gjendet afër Shtutgartit. Të gjitha mostrat kanë motorin dhe ndërruesin e shpejtësive të njëjtë – motorë me benzinë 116-bhp me ndërrues automatik shpejtësish. Në të vërtetë, të gjitha këto janë modele Puch G, që do të thotë se jeta e tyre ka nisur si vetura për tregjet austriake apo zvicerane, transmeton Koha.net.
Varësisht nga gjendja e tyre, viti i prodhimit dhe kilometrat e kaluara, këto vetura shiten me çmime nga 15,200 deri në 46,899 euro. Disa mostra janë më të ‘civilizuara’ – siç janë dy që janë restauruar krejtësisht e që edhe kushtojnë më shtrenjtë, kurse tjerat janë krejtësisht ushtarake.
Të gjitha veturat janë me nga tetë ulëse dhe janë të prodhuara mes viteve 1989 dhe 1996.
{gallery}
-
Sekuestrohet vetura 160-mijë euroshe, dyshohet se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani
-
Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman