Kompania Guangzhou Automobile Group prezantoi të dielën gjeneratën e dytë të modelit M8 për tregun e Kinës.
Vetura me shtatë ulëse karakterizohet kryesisht nga një maskë kromi me përmasa të pabesueshme, por edhe një nivel të jashtëzakonshëm luksi.
Të gjithë ata që me të drejtë kritikojnë BMW-në dhe Lexus-in për ekzagjerimin e madhësisë së maskave në modelet e tyre të reja, por edhe për sasinë e kromit, padyshim që nuk e kanë parë se çfarë ofrohet në Kinë.
Me një gjatësi prej 5,21 metrash, gjerësi 1,90 m, lartësi prej 1,82 m si dhe një bazë të rrotave që është rritur deri në 3070 milimetra, M8 i ri është një minifurgon me përmasa vërtet të mëdha. Sikur të mos mjaftonin dimensione të tilla, projektuesit vendosën të krijonin grilën më të madhe të parë ndonjëherë në një veturë.
GAG-i e quan këtë maskë Soaring Wings dhe karakterizohet nga dhjetë rrasa kromi vertikale. Pamja e mprehtë theksohet nga dritat anësore vertikale LED gjatë ditës dhe dritat kryesore LED të pozicionuara horizontalisht në të çara.
Kjo maskë gjigante është e rezervuar për versionin Master.
Pjesa tjetër e trupit të M8 është stilizuar në mënyrë mjaft konvencionale. Qasja në rreshtin e parë të ulëseve bëhet përmes dyerve klasike, ndërsa pasagjerët në rreshtin e dytë dhe të tretë përdorin dyer të mëdha rrëshqitëse në të dyja anët. Qasja në bagazh bëhet nëpërmjet një dere të madhe të pasme.
Gama e fuqisë M8 përfshin motorë benzinë, hibridë dhe hibridë plug-in. Motori i pastër me benzinë me vëllim prej dy litrash, katër cilindra dhe një turbocharger jep 255 kuaj fuqi, ndërsa fuqia dërgohet në rrotat e përparme nga një ndërrues shpejtësie me tetë shpejtësi.
Në Kinë, M8 do të lansohet nën markën Trumpchi nga vjeshta e këtij viti dhe çmimet ende nuk dihen. /autoblog
{gallery}