Kompania kineze e veturave SAIC-GM-Wuling, ku 44 për qind të aksioneve i zotërojnë amerikanët, po përgatitet të promovojë modelin e ri MPV Jiachen për panairin “Motor Show” që do të mbahet për pak ditë në Pekin, ka shkruar të enjten “autoblog”.
Jiachen ka tre rreshta ulësesh, për gjithsej shtatë pasagjerë dhe është veturë 4785 mm e gjatë, 1820 mm e gjerë dhe 1760 mm e lartë.
Vëllimi i bagazhit pasi rreshti i tretë i ulëseve të paloset, është 1177 litra.

Në versionet më të shtrenjta, pjesë e veturës është edhe ekrani 10.25 inç.
Tash për tash, është paralajmëruar vetëm modeli me motor 1.5 litra turbo benzinë, me 147 kuaj fuqi. Tërheq me rrota të përparme dhe ka 6 shpejtësi.

Shitjet e Jiachenit në Kinë janë paralajmëruar për tremujorin e dytë të këtij viti, por nuk dihet se me çfarë çmimi.

-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri