Kompania kineze SAIC-GM-Wuling, ku amerikanët kanë 44 për qind të aksioneve, ka paralajmëruar një model të ri SUV për panairin e veturave në Shangai që do të mbahet gjatë verës.
Ndonëse nuk është konfirmuar, modeli i ri pritet të emërtohet Wuling 730 S.
Sipas njoftimeve, vetura do të vihet në lëvizje me një motor 1.5 litërsh turbo-benzinë me 147 kuaj fuqi.
Pritet të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi dhe do të tërheq vetëm me rrotë të para.
Në brendësi do të ketë tabelë digjitale të instrumenteve, timon multi-funksional dhe ekran me prekje prej 10.25 inçësh. \ autoblog

Artikuj të ngjashëm