Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Honda prezanton SUV-in e ri

Honda ka prezantuar SUV-in e ri, i cili do të quhet HR-V. Prodhuesi japonez i veturave ka zbuluar foto se si do të duket ky model për tregun amerikan, aty ku do të nisë shitjet në verë.

Ky SUV i destinuar për tregun amerikan ndryshon nga ai evropian. HR-V amerikan ka një radiator më të vogël, të ndryshëm dhe të ulët, ndërsa dritat janë ndryshuar. Edhe pjesa e pasme e veturës është më e lartë, shkruan "AutoExpress". 

E zakonshme për të dy versionet - evropiane dhe amerikane - është se Honda është përpjekur të devijojë nga gjenerata e mëparshme dhe të ofrojë një veturë me pamje më sportive, e cila do të jetë më tërheqëse për popullatën e re.

Honda amerikane HR-V për vitin 2023 ndan një platformë mekanike me gjeneratën e fundit të modeleve Civic.

Honda nuk zbuloi detaje teknike, por njoftoi se HR-V do të ketë një motor që ka një reagim më të mirë ndaj pedalit të gazit.

Image