Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi lanson SUV-in e dytë tërësisht elektrik

Mercedes-Benz zbuloi të martën, modelin sportiv SUV që do të prodhohet në Amerikë dhe do të dalë në shitje më së largu deri në vjeshtë.

Prodhimi i SUV-it të dytë tërësisht elektrik, do të fillojë në fabrikën e Mercedesit në Tuscaloosa, Alabama këtë vit, raportoi Reuters të martën.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja pritet të jenë tregjet kryesore për veturën e re, sipas shefes së shitjeve Britta Seeger, megjithëse ajo do të lansohet edhe në Evropë para fundit të vitit.

Mercedes-Benz nuk ka bërë të ditur se sa do të shitet SUV-i i ri, megjithëse sedani i tij ekzistues elektrik EQS fillon me 103.000 dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Kompania shiti 21.900 vetura plotësisht elektrike në të gjithë botën në tremujorin e parë të vitit 2022, tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.