Pamjen e parë të veturës elektrike të ardhshme Polestar, Volvo e prezantoi më dhjetor të vitit 2021 ndërsa duhet pritur deri në tetor për të parë pjesën tjetër.
Kompania ka bërë të ditur se do të zbulojë Polestar 3 në vjeshtë. SUV-i elektrik është i pari i Polestar dhe gjithashtu e para që prodhohet pjesërisht në SHBA.
Gjithashtu do të jetë i pari prej tre modeleve të ardhshme që do të debutojnë në të ardhmen, ndërsa Polestar synon t’i shesë në 30 tregje deri në fund të vitit 2023.
Ngjashëm me Polestar 2, modeli 3 do të ofrojë 4WD falë dy motorëve elektrikë dhe 600 kilometër distancë me një karikim të vetëm. Do të ndërtohet kryesisht në SHBA dhe Kinë. Ende nuk ka detaje lidhur me çmimin edhe pse prodhimi pritet të fillojë në muajt e parë të vitit 2023.