Mercedesi ka paraqitur protestë në FIA lidhur me garën vendimtare për titull të kampionit në Formula 1, të mbajtur të dielën në Abu Dhabi.
Protesta ka të bëjë me hyrjen e makinës së sigurisë, përkatësisht rifillimin e garës. Lewis Hamilton humbi nga Max Verstappen në garën për titull të kampionit, pas një rifillimi të vonshëm nga drejtori i garës, Michael Masi.
Makina e sigurisë u thirr pas një aksidenti të Nicholas Latifi dhe Masi fillimisht tha se ngasësit nuk lejoheshin të parakalonin makinën e sigurisë, duke lënë pesë bolidë midis Hamiltonit dhe Versappenit.
Por Masi ndërkohë udhëzoi bolidët të parakalonin makinën e sigurisë, duke lënë Verstappenin dhe Hamiltonin që të garonin në xhiron e fundit për titull. Natyra e rifillimit të garës ka shtyrë Mercedesin e Hamiltonit që të bëjë dy protesta të FIA-s. Protestat kanë të bëjnë me rifillimin dhe rezultatin.
-
Hamiltoni i motivuar për titullin e tetë në Formula 1
-
Latifi mori kërcënime me vdekje pas aksidentit në Abu Dhabi
-
Mercedesi nuk do të ankohet në F1 për titullin e kampionit
-
Zbulohet mesazhi i Hamiltonit ku thotë se gara në Abu Dhabi ishte e manipuluar
-
Max Verstappen konfirmohet kampion i F1, protesta e Mercedesit refuzohet