Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-Maybach në version SUV me dizajn klasik

Koncepti i Mercedesit Ultimate Luxury, i cili është prezantuar së fundmi, nuk është pëlqyer edhe aq kur është fjala për dizajnin dhe disa dizajnerë të pavarur të kompanisë morën iniciativën për të treguar sipas tyre se si mund të duket në version SUV.

Koncepti Ultimate Luxury, i prezantuar së fundmi në panairin e veturave në Pekin, më së shumti është kritikuar për pamjen jo të përshtatshme, sidomos për pjesën e pasme të tij, i cili ka tentuar të “pajtojë” elementet e dizajnit të limuzinës dhe SUV-it, transmeton Koha.net.

Këta dizajnerë nuk u pajtuan dot me pamjen e këtij koncepti dhe kanë bërë skicat sipas mendimit të tyre se si mund të duket Mercedes-Maybach luksoz SUV i ardhshëm.

Mendohet se edhe në Mercedes kanë shumë kritika për dukjen e këtij koncepti dhe se SUV-i i ardhshëm luksoz ndoshta do të jetë pak më i zakonshëm dhe më tërheqës.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm