Mercedes-Maybach është duke e përgatitur një koncept super luksoz SUV për ta prezantuar në panairin e veturave në Pekin.
Marka gjermane ka thënë se ky koncept do të tregojë se si “pikat e forta të një modeli saloon ekskluziv dhe një SUV luksoz mund të kombinohen”.
E vetmja foto e zbuluar nga kompania është një pamje e dobët e kabinës luksoze.
Një video e shkurtër e tij po ashtu është shpërndarë, ku Mercedes premton se vetura e re do të jetë super luksoze.
Luxury at its finest. Coming soon.#MercedesBenz #MercedesMaybach #UltimateLuxury #MBcars #MBdesign #AutoChina pic.twitter.com/7YNekLRDg8
— Mercedes-Benz (@MercedesBenz) April 13, 2018