Prodhuesi i veturave luksoze Mercedes – Benz, “Daimler AG” ka bërë të ditur se deri në fund të dekadës, të gjitha veturat e këtij lloji do të jenë komplet elektrike.
“Kalimi në automjete elektrike "po merr shpejtësi - veçanërisht në segmentin luksoz të cilit i takon Mercedes-Benzi”, ka thënë Ola Kallenius, themelues i Daimler AG dhe Merced Benz.
"Pika e kthimit po afrohet dhe ne do të jemi gati ndërsa tregjet të kalojnë në vetura elektrike deri në fund të kësaj dekade”, ka shtuar Kallenius.
Kompania po planifikon të investojë 40 miliardë euro në vetura me bateri ndërmjet viteve 2022-2080. Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të provojë të punojë me partnerë të tjerë për të ndërtuar tetë fabrika për prodhimin e veturave elektrike.
Sipas kompanisë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, veturat elektrike përbënin 10.3% të totalit të shitjeve. Kompania ka shitur 39,000 vetura me bateri dhe 121,500 vetura hibride.
-
Mercedesi planifikon investime miliardëshe në fabrikat e automjeteve elektrike
-
Mercedes-Benz deri në gjysmën e dytë të dekadës planifikon fabrika për vetura elektrike
-
Bentley do të prodhojë veturën e parë krejtësisht elektrike në vitin 2025
-
Mercedesi do të lansojë tri platforma të reja të veturave elektrike më 2025
-
Mercedes-Benzi i parë tërësisht elektrik vjen në treg në vitin 2022