Mercedes-Benz pret të ketë fabrika që prodhojnë ekskluzivisht automjete elektrike deri në gjysmën e dytë të dekadës, por do të shmangë ndërtimin e impianteve vetëm për EV, në vend të kësaj do t’i mbajë linjat e prodhimit fleksibël në përputhje me kërkesën e tregut.
Prodhuesi i makinave parashikon që disa nga linjat e tiji të prodhimit brenda fabrikave të kalojnë plotësisht në elektrike edhe më shpejt, tha shefi i prodhimit Joerg Burz, shkruan Reuters.
“Ndërtimi i një fabrike krejtësisht të re të automjeteve me bateri elektrike kërkon kohë. Ne kemi marrë qasje tjetër”, tha Burzer. “Ne me siguri do të kemi linja që prodhojnë automjete elektrike në vitet e ardhshme. Ne shohim gjithashtu fabrika të tëra që kalojnë në elektrike- kjo është një temë për gjysmën e dytë të dekadës”.
Prodhuesi premium i makinave do të nisë prodhimin e modelit të tij EQE, i zbuluar shtatorin e kaluar në panairin IAA Mobility, në Bremen më vonë këtë vit, i ndjekur nga Pekini dhe Tuscaloosa.
-
Mercedesi planifikon investime miliardëshe në fabrikat e automjeteve elektrike
-
Mercedes-Benz fillon ndërtimin e fabrikës së riciklimit të baterive në Gjermani
-
Mercedesi do të lansojë tri platforma të reja të veturave elektrike më 2025
-
Mercedes-Benzi do të elektrizohet tërësisht deri në fund të dekadës
-
Mercedes-Benzi i parë tërësisht elektrik vjen në treg në vitin 2022