Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley, ka njoftuar të mërkurën se do të nisë prodhimin e veturës së tij të parë plotësisht elektrike në vitin 2025.
Ky po vlerësohet si një moment i rëndësishëm në zhvendosjen e planifikuar të njësisë së Volkswagen AG drejt një modeli plotësisht elektrik.
Bentley gjithashtu u zotua të investojë 2.5 miliardë funte në qëndrueshmëri gjatë dekadës së ardhshme.
Ky prodhues i automjeteve tha se do të rikonfiguronte fabrikën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në Crewe për të ndërtuar automjetin e ri. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë forme do të marrë automjeti i saj i parë plotësisht elektrik, raporton Reuters.
Në fillim të këtij muaji, Bentley tha se kishte arritur rekord në vitin 2021, pasi shitjet globale u rritën me 31 për qind mes kërkesës së madhe për automjete të nivelit të lartë.