Mercedes- AMG është duke përgatitur gjeneratën e dytë të modelit super sportiv GT, i cili do të dal në treg në 2021-ën, por tani do të ofrohet si hibride e me më shumë fuqi.
Sipas medieve britanike, Mercedes-AMG GT i ri do të ketë motorin e përditësuar 4.0 litërsh twin-turbo me ndihmën hibride 48V, transmeton koha.net.
Mercedes-AMG GT i ri përsëri do të ofrohet në dy variante, atë Coupe si dhe Roadster.
Modeli i gjeneratës së re GT do të jetë më i lehtë për shkak të strukturës së tij të bërë nga përbërës alumini.