Kripa që hidhet në rrugë gjatë dimrit për të shkrirë borën dhe akullin mund të shkaktojë dëme në veturë.
Në një artikull të “Carcovers”, e që e citon roboti virtual, ChatGPT, thuhet se kripa zakonisht mund të shkaktojë korrozion në sistemin e frenimit dhe në linjat e karburantit, pasi reagon në kontakt me ujin dhe oksigjenin duke krijuar ndryshk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, edhe pse goma është më pak e ndjeshme ndaj kripës, ajo mund të dëmtohet nëse ekspozohet për një kohë të gjatë.

Kripa mund të futet në çarjet e vogla të gomës dhe të përshpejtojë dëmtimin ose plakjen e gomës. Po ashtu, nëse nuk pastrohet me kohë, kripa dëmton shtresën mbrojtëse të ngjyrës, duke shkaktuar gërryerjen e saj.
Mirëpo, për të gjitha ka zgjidhje. Rekomandohet larja e shpeshtë e veturës kur keni vozitur në rrugë me krip. Larja e pjesës së poshtme bën që kripa të largohet dhe kerri të jetë më i sigurt.
Mund të aplikoni edhe një shtresë dylli për të mbrojtur veturën nga kripa. Kontrolloni edhe gjendjen e gomave kohë pas kohe.