Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

McLareni po përgatit model për ta rivalizuar Taycanin e Porsches

Kompania e veturave sportive, McLaren, mund të zhvillojë një automjet elektrik me katër dyer që do të rivalizonte Taycanin e Porsches.

Shefi i ri i kompanisë beritanike, Michael Leiters, është shumë më i hapur për të rritur shtrirjen e gamës së markës.

Mclaren po shkon në epokën e elektrizuar dhe përveç Arthurit hibrid, janë planifikuar edhe modelet të tjera të reja.

Leiters i tha Auto Express se ka më shumë gjasa të krijojë një EV të orientuar nga stili i jetës.

"Teknologjia është shumë më e pjekur [dhe na lejon] ta përshtatim atë për të pasur më shumë një mënyrë jetese, një qëllim më të dobishëm", ka thënë ai. "Unë mendoj se masa kryesore për McLarenin është potencialisht diçka me aftësinë për ta ndarë me pasagjerë të shumtë në veturë".

Nëse McLaren dëshiron të krijojë një model të tillë, Leiters thotë se duhet të jetë në përputhje me filozofinë e markës dhe ADN-në dinamike të modeleve të saj. Çfarëdo që të dalë marka, nuk do të jetë e lirë pasi Leiters beson se McLareni më i lirë duhet të kushtojë mbi 230 mijë dollarë.

Artikuj të ngjashëm