Macan dhe Cayenne kanë qenë liderë për vite me radhë kur bëhet fjalë për shitjet e veturave Porsche, dhe rezultatet duhet të përmirësohen më tej me ardhjen e gjeneratës së re të Macan elektrik në vitin 2023. Me shpresë për sukses dhe tendencë për ta dominuar elektrifikimin, Porsche po përgatit një tjetër SUV të ri elektrik (EV), shkruan Automotoshow.
Duke folur në Ditën e Tregjeve të Kapitalit të Porsches, të mbajtur këtë javë në qendrën e kërkimit dhe zhvillimit në Weisach, shefi i kompanisë, Oliver Blume, njoftoi zgjerimin e gamës: "Ne planifikojmë të shtojmë një SUV të ri, luksoz, të pastër elektrik. Do të ndërtohet në fabrikë në Leipzig, dhe ndërsa detajet janë ende të panjohura”.
Me këtë SUV të ri elektrik, Porsche është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e saj që më shumë se 80 për qind e shitjeve të shkojnë për veturat elektrike deri në vitin 2030.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një veturë “pjesërisht sedan, pjesërisht crossover”, me një profil magjepsës dhe pa elementët stilistik që ndan me Macan dhe Cayennen.