Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mansory i jep një pamje tjetër Velarit të Range Roverit

As kompania e njohur Mansory nuk ka lëshuar rastin pa u marrë edhe me modifikimin e modelit të famshëm të Range Roverit, Velar.

Mansory për këtë Velar ka zgjedhur aerodinamikën nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, set pragjesh, difuzer i pasmë, spoiler i pasmë mbi çati, spoiler mbi bagazh), kofanon e re dhe maskën e përparme nga fibra të karbonit po ashtu, amortizatorët e modifikuar, set të rrotave Mansory Spyder nga alumini e diametër prej 22 dhe 23-inç, etj, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe interieri e modifikon sipas dëshirës së klientëve (lëkurë Alcantara, elemente nga druri dhe fibra të karbonit, etj.).

Gjithashtu, Mansory ofron edhe paketën për përforcimin e motorit dhe falë njësisë ECU së riprogramuar dhe sistemit sporti të shkarkimit të gazrave nga çeliku, të gjithë motorët në gamën e këtij modeli kanë nga 45 kuajfuqi shtesë për dallim nga versionet standarde.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm