Për modelin Velar të Range Roverit deri më tani shumë kompani kanë ofruar paketa të ndryshme për modifikimin e tij, ndërsa tani kompania e njohur gjermane Lumma Design ofron një paketë të jashtëzakonshme përmes së cilës ky model duket më i gjerë.
Paketa në fjalë përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, spoiler të përparmë, spoiler mbi bagazh, difuzer të pasmë, kofanon me vrima për ajër nga fibra të karbonit, maskën e përparme të re dhe pasqyrat e reja, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Lumma Design për këtë Range Rover Velar ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 22 ose 23-inç si dhe interier të modifikuar, i cili tani ka timonin sportiv, pedalet nga alumini dhe tepihët me logon “Lumma”.
{gallery}