Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lumma Design “ndërhyn” në Mercedes G-Classën

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, ofertën e saj e ka pasuruar me paketën “CLR G770” për G-Classën e Mercedesit.

Ndër të tjera, paketa e re e kësaj kompanie përfshinë disa pjesë nga fibra të karbonit (mbrojtësi i pasmë shtesë në çati, mbështjellësi i rrotës rezervë, kofano e modifikuar, etj.), si dhe dritat LED në çati.

Përveç kësaj, Lumma Design për këtë G-Class ka zgjedhur edhe rrotat 22-inçësh nga alumini me goma 325/35 (po ashtu në dispozicion janë edhe rrotat 23-inçësh me goma 205/35), gjashtë gypat e shkarkimit të gazrave të vendosura në pjesët anësore të veturës, transmeton Koha.net. Po ashtu, Lumma Design CLR G770 vjen edhe me xhamat e errët, maskën e përparme me logon “Lumma”, amortizatorët e modifikuar, si dhe enterier me lëkurë më cilësore dhe të gjitha pjesët tjera i ka nga fibra të karbonit.

{gallery}

Sa i përket çmimit për këtë paketë të re, Lumma nuk e ka zbuluar ende.

Kujtojmë se Lumma Design, po ashtu, ka ofruar paketë për përforcimin e motorit të Mercedes G500 në 392 kW/525 kuajfuqi, si dhe motori 4.0-litër V8 Bi-Turbo nën kofanon e versionit AMG G63, pas intervenimit të kësaj kompanie, ky model tani është me kapacitet prej 478 kW/650 kuajfuqi.

Artikuj të ngjashëm