Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-Benz zbulon versionin special të G-Wagen Edition 550

Mercedes po prezanton një version të ri të edicionit special të G-wagen të quajtur Edition 550.

Ky version vjen me ngjyrë të kuqe, gri ose të bardhë derisa pjesa e brendshme ka veshje më të bukura prej lëkure dhe fibër karboni.

Modelet e Edition 550 bazohen në modelin jo-AMG G550 me një V-8 4.0-litërsh me 416 kuaj fuqi dy turbo, në vend të AMG G63 me 577 kuaj fuqi. Ai do të ofrohet ose në Jupiter Red, Arabian Grey, ose një nuancë të re të quajtur Moonlight White.

Edition 550 ka veshje të poshtme të zezë. Rrotat duket se janë të njëjtat rrota të zeza 20 inç AMG me 14 fole që janë të disponueshme si opsion në modelin standard.

Mercedes nuk ka publikuar ende një çmim për Edition 550, por parashihet se do të jetë të paktën 150,000 dollarë duke pasur parasysh çmimin e një G550 ekuivalente me këto përmirësime të pamjes.