Emisioni i njohur automobilistik “TopGear” ka listuar për BBC veturat më të këqija që sipas tyre janë prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton koha.net.
Nga veturat elektrike e deri ato që supozohet se fluturojnë, këto janë veturat më të këqija të prezantuara në panair:

Sbarro koncept
E themeluar në 1971-ën, Sbarro ka krijuar një zakon që të prezantoj koncepte ‘fanta-shkence’ në këtë panair.

Pal-V, vetura fluturuese
Edhe
Veturat e reja debutojnë në Gjenevë, magjepsin të pranishmit
Sipas prodhuesve të saj, Pal-V “është vetura e parë në botë që është prodhuar si veturë fluturuese”. Kjo veturë madje mund të para-porositet online me një çmim fillestar prej 299 mijë euro.

Golden Sahara II me Goodyear
Golden Sahara II ishte koncept i veturës autonome i prezantuar në 1950-ën, por që kishe edhe një stil interesant e rrota të bëra nga Goodyear.

Mole Costruzione Artigianale 001
Vitin e kaluar një kompani italiane e ka prezantuar Mole si një Alfa Romeo 4C të rimodeluar, por ajo ishte shumë më shumë se kaq, pasi ka mahnitur të gjithë të pranishmit në panairin e vitit të kaluar.

Mole Costruzione Artigianale Almas
E njëjta kompani në panairin e sivjetmë kanë sjellë GT-ën e vet por që nuk ka tërhequr shumë vëmendje.

Arcfox-GT Track Edition
“Thjeshtë” një veturë tjetër veturë elektrike që premton të ketë 1,609 kuajfuqi.

Engler F.F. Superquad
Kjo është e ashtuquajtura ‘Quadbike’ e cila ka motor 5.2 litërsh V10 e prodhon 850 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 në 100km/h për më pak se 3 sekonda e atë maksimale 350km/h.

GFG Style Kangoroo
Edhe
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
I dizajnuar nga Gieorgetto Giugiaro, është një SUV elektrik me dy dyer që prodhon 483 kuajfuqi e ka të gjitha rrotat aktive.

DR3 EV

Puritalia Berlinetta
Berlinetta kishe 2 motorë, njërin 5.0 litërsh V8 nga para e tjetri elektrik nga pas që së bashku prodhojnë 965 kuajfuqi.

Eadon Green Zanturi
Kjo veturë ishte bërë nga kompania britanike si përpjekje për ta bërë Rolls Royce ‘futuristik’

Linea Diamanet
Kjo veturë është koncept i bërë para 65 viteve nga arkitekti Gio Ponti, tashmë i ndjerë.

Nobe 01
Kompania estoneze, Nobe me këtë veturë ka dëshiruar që të bëjë veturat elektrike me stil, por që kanë dështuar.

e.Go
Edhe
VW-ja në bisedime me Renaultin për krijimin e veturës elektrike prej 20 mijë eurosh
e.Go Mobile dëshironte që këtë vetura ta bënte si ‘veturë të dytë’ për çdo familje.

Fornasari GT 311 Gigi