Prodhuesi italian i veturave luksoze, Maserati, ka prezantuar fotot zyrtare të veturës së saj të parë plotësisht elektrike. “GranTurismo Folgore” do të sjellë një epokë krejtësisht të re për një markë që më parë ishte e lidhur vetëm me motorët me djegie të brendshme, shkruan “AutoExpress” të enjten.
Italianët kanë bërë të ditur se deri në vitin 2025 duan të kenë një version elektrik të secilit prej modeleve që prodhojnë.
“GranTurismo Folgore” do të jetë jo vetëm vetura e parë elektrike e kësaj marke, por edhe vetura më e fuqishme që ka ofruar ndonjëherë Maserati.
Jozyrtarisht dihet se motorët do të prodhojnë mbi 650 kuaj fuqi.
Folgore pritet të arrijë 100 km/h në më pak se 2.5 sekonda. Është planifikuar gjithashtu një version me një V6 3.0-litërsh, dhe ndoshta edhe një V8.
Detaje të tjera dhe data zyrtare e lansimit do të dihet më vonë.

-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem
-
Audi prezanton superveturën e re