Vetura tërësisht elektrike GranTurismo Folgore, është një veturë kyçe për Maseratin, sepse përfaqëson të ardhmen e një prej kompanive më të famshme italiane që merret me prodhim të veturave, raporton “Auto Express”.
Kjo makinë po shihet si shumë e rëndësishme për Maseratin, për shkak të motorit tërësisht elektrik, që ndodhet në këtë veturë elegante.
Gran Turismo Folgore, do të jetë në shitje përkrah versioneve tjera të GranTurismos me motorë V6, kështu që deri në vitin 2025 gjithë Maseratit do të ofrohen me motorë elektrikë ose me benzinë V6.
Interieri i brendshëm pritet të zbulohet nga fundi i pranverës ka thënë Maserati.
Shifrat janë spektakolare. Nga një bateri 92.5 kWh, Folgore prodhon 1183 kuaj fuqi, porse ajo përkthehet në 750 kuaj fuqi në rrota. Arritja e 1183 kuaj fuqi nuk do të arrihet deri më vonë, pasi bateria t’i përmbushë kërkesat, thonë inxhinierët.
Për momentin, tre motorë elektrikë të Folgores kanë nga 250 kuaj fuqi secili. Vetura ka 2260 kilogramë dhe mund të arrijë 100 kilometra në orë për 2.7 sekonda. Shpejtësia maksimale është 320 kilometra në orë.
Edhe
Kështu do të duket Maserati i parë elektrik
Vetura pritet të kushtojë afro 220 mijë euro.
{gallery}
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Gjithçka që dihet për superveturën elektrike të Ferrarit
-
Bentley paralajmëron veturën më të shtrenjtë ndonjëherë, do të kushtojë 2.3 mln euro