Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kawasaki prezanton motoçikletën e parë me motor me djegie të hidrogjenit

Revolucioni i dekarbonizimit është duke u zhvilluar në gjithë botën e automobilave, me industrinë që synon zero emetime deri në mesin e shekullit.

Prodhuesit e motoçikletave po ashtu po ndjekin rrugë të ngjashme. Megjithatë, duke qenë se motoçikletat duhen të jenë më të lehta dhe më kompakte për të arritur performancë të lartë, shumë e shohin hidrogjenin si zgjidhje më të mirë për ruajtjen dhe shfrytëzimin e energjisë, sesa energjinë elektrike, shkruan “Klix.ba”.

Në panairin e automjeteve në Japoni në tetor, Yamaha kishte zbuluar projektin HySe, kombinim i një motori me djegie hidrogjeni me një rezervuar të madh ruajtje të hidrogjenit te bagazhi.

Image

Skuteri revolucionar me hidrogjen është një rezultat i bashkëpunimit mes Yamahas, Hondas, Toyotas dhe Kawasakit.

Por, Kawasaki shkoi një hap më tej dhe vazhdoi të eksploronte atë koncept ndërsa ka paraqitur një prototip shumë më serioz – Ninja H2 SX HySe.

Motoçikleta me hidrogjen Ninja H2 HySe ka hyrë tashmë në fazën e prototipit, dhe kompania pretendon se testimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Edhe Toyota, Mazda dhe Subaru bashkojnë forcat në motorët e rinj Auto Toyota, Mazda dhe Subaru bashkojnë forcat në motorët e rinj

Teknologjia e motorit me djegie hidrogjeni do të provohet edhe te veturat me katër rrota, gjatë Rally Dakar vitin e ardhshëm.

Motori i Kawasakit është në fazë të hershme dhe ende nuk ka detaje për fuqinë e motorit, konsumin apo specifika tjera.

Image