Jemi mësuar që kompania e njohur britanike, Kahn Design, dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company të prezantojnë kryesisht modelet e modifikuara të Land Roverit dhe Jeepit, por projekti i tyre më i fundit është Mercedes G-Class i modifikuar.
Në fakt, fjala është për modelin e quajtur Chelsea Truck Company Mercedes G320 AMG Edition, për të cilin Chelsea Truck Company ka zgjedhur ngjyrën gri për eksterier, paketën “G63 AMG” për stilin, dritat LED, mbështjellësin “Chelsea Truck Company” të rrotës rezervë, etj., transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, ka zgjedhur edhe rrotat “G06 Diamond Cut” apo “Shadow Chrome” prej 22-inç nga alumini, sistemin “G63” të shkarkimit të gazrave, interier me lëkurë ngjyrë të zezë, orën Churchill, si dhe pedalet nga alumini.
Lexoni edhe:
Sa i përket çmimit, Chelsea Truck Company Mercedes G320 AMG Edition në Britani të Madhe do të kushtojë 49.999 funte.