Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Japonezët e shndërrojnë AMG G63-shin në “bizon të zezë”

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Wald International, së fundmi është marrë edhe me modelin AMG G63 të Mercedesit. Ajo prezanton paketën për modifikim të quajtur “Black Bison”, me të cilën ky G63 shndërrohet në një “bizon të zezë”.

Ndër të tjera, kjo kompani japoneze për këtë G63 të zezë ka zgjedhur paketën për aerodinamikën e cila përfshinë mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, kofanon e re nga fibra të karbonit, etj., transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ka zgjedhur edhe dritat LED në çati, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave 22-inçësh, si dhe paketën për modifikimin e enterierit.

Sa i përket motorit, Wald International nuk ka zbuluar nëse do ta përforcojë motorin e këtij G63, 4.0-litër V8 i cili është me kapacitet prej 585 kuajfuqi.