Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kahn Design e ‘zbukuron’ Range Roverin e 2019-ës

Para nesh është Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car First Edition, model i vitit 2019, një tjetër kreacion i kompanisë së njohur britanike Kahn Design.

Si zakonisht, edhe ky model vjen me një numër të elementeve të Kahn Designit për ‘zbukurim’, transmeton Koha.net. Dhe kështu, kjo kompani e bëri këtë Range Rover të ketë një pamje më të bukur.

Përmes ngjyrës gri metalike të eksterierit, Kahn Design për këtë model ka zgjedhur ngjyrën e zezë ‘Piano’ për çatinë, maskën e përparme të re “LE”, mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, spoiler të pasmë në çati, set të ri të rrotave “Forged Pace Car” prej 23-inç, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset me lëkurë, pedalet nga alumini dhe disa detaje tjera nga çeliku.

{gallery}

Ky Range Rover, po ashtu, vjen me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 550 kuajfuqi, ndërsa çmimi i tij është 139,999 funte.

Gjithashtu, duhet theksuar se seria e këtij modeli është e kufizuar në vetëm 49 njësi.