Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jeepi përgatit pesë modele të reja për 2025-n

Viti 2025 do të jetë vit i rëndësishëm për kompaninë prestigjioze të veturave, Jeep. Kompania do të bëjë lëvizje të mëdha në veturat me rrymë dhe hibride. Shefi i ri i kompanisë, Antonio Filosa, ka zbuluar së fundmi planet e kompanisë për vitin e ardhshëm dhe strategjinë për rritje në treg.

Jeep Wagoneer S do të hyjë në fazën e prodhimit në tremujorin e dytë sivjet para se të dalë në shitje në tremujorin e tretë. Do të jetë modeli më i shpejtë i Jeepit. Mund ta arrijë përshpejtimin prej 100 kilometrash për orë në vetëm 3.5 sekonda. Wagoneer S do të ketë 600 kuajfuqi.

Pas tij do të vijë modeli Recon që do të lansohet tek para fundit të vitit. Nuk dihet saktësisht koha e lansimit të tij, por edhe ai do të jetë në shitje më 2025 krahas Wagoneerit.

Linja e Jeepit tek hibridët do të rritet edhe vitin e ardhshëm. Një model i njohur paraprakisht me emrin Gladiator do t’u prijë lansimeve. Do të vijnë edhe pesë modele të reja ose të përditësuara më 2025, ka konfirmuar kompania. Ndryshimi është në kuadër të strategjisë për të rritur tregun e modeleve hibride në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa vitesh rënieje.

Jeepi ka ulur tashmë çmimet për disa modele të kaluara në kuadër të kësaj strategjie.

Artikuj të ngjashëm