Hyundai, dikur një nga prodhuesit më të mëdhenj të veturave në Rusi, ka filluar të pushojë nga puna punëtorët në fabrikën e saj në Shën Petersburg, e cila nuk ka punuar që nga marsi, kryesisht për shkak të efekteve të sanksioneve perëndimore pas pushtimit rus të Ukrainës, raportoi të dielën “Automotive Neës”.
“Për shkak të pezullimit të vazhdueshëm të prodhimit, Hyundai po merr hapa për të optimizuar numrin e stafit të saj në Rusi”, tha njësia ruse e Hyundait në një deklaratë, duke mos bërë të ditur se sa anëtarë të stafit do të pushoheshin nga puna.
Rreth 2,600 punëtorë ndërtuan vetura Hyundai dhe Kia në fabrikë, e cila ka një kapacitet prej rreth 200,000 automjete në vit.
Mediat koreano-jugore raportuan në tetor se Hyundai po shqyrtonte opsionet për operacionet e saj ruse, duke përfshirë shitjen e fabrikës së saj prodhuese.
Shumica e fabrikave perëndimore të veturave në Rusi tashmë janë boshe për shkak të sanksioneve dhe mungesës së furnizimeve të komponentëve.