Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hyundai finalizon largimin nga Rusia

Prodhuesi i automjeteve Hyundai ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes për të shitur dy fabrikat e saj ruse, duke u bërë kështu prodhuesi më i fundit global i veturave që është tërhequr nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Blerësi rus, Art-Finance, ka bërë të ditur finalizimin e blerjes së impianteve të Hyundait në Shën Petersburg më 24 janar dhe se ka marrë miratimin e qeverisë ruse dhe shërbimit federal antimonopol, raportoi të dielën Reuters.

Shumica e prodhuesve evropianë, japonezë dhe koreano-jugorë pezulluan prodhimin dhe u larguan nga tregu rus pasi Moska dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022.

Hyundai Motor ka thënë në dhjetor të vitit të kaluar se planifikonte të shesë asetet e saj ruse për 111.69 dollarë, duke u përballur me një humbje prej 287 214.7 milionë dollarësh. Operacionet në fabrikën e saj kryesore u pezulluan në mars të vitit 2022.

Në një deklaratë të premten, Hyundai Motor konfirmoi se kishte nënshkruar një marrëveshje për të shitur objektet e saj prodhuese në Rusi, pa përmendur emrin e Art-Finance, me të cilin kishte thënë më parë se ishte duke negociuar.