Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rusia s’ka punëtorë për prodhimin e veturave, do t’i detyrojë të burgosurit

Që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, shumëçka ka ndryshuar. Volkswagen, Toyota dhe Renault, që ishte pronar i AvtoVAZ, prodhuesi i Ladas, u larguan nga vendi.

Përveç problemeve me prodhimin dhe pjesët, AvtoVAZ ka edhe një problem tjetër - nuk ka punëtorë, shkruan Globe Echo.

Shumë rusë përfunduan në qendrat e mobilizimit ushtarak, disa u larguan nga vendi dhe numri i punëtorëve po zvogëlohet. Administrata e burgut në rajonin e Samara njoftoi se AvtoVAZ kishte ftuar të burgosurit me punë të detyruar.

Prodhuesi më i madh rus i veturave dëshiron që të dënuarit të mbushin boshllëqet në linjat e prodhimit.

Ashtu si shumë kompani të tjera në Rusi, AvtoVAZ po lufton me mungesën e fuqisë punëtore. Shkalla e papunësisë ra në një rekord prej 3.3 për qind në prill. Si rezultat i luftës në Ukrainë, qindra mijëra njerëz u dërguan në ushtri dhe shumë të tjerë u larguan jashtë vendit.

Edhe Rusët shfrytëzojnë Ladën për t’i qëlluar ukrainasit në fushëbetejë Botë Rusët shfrytëzojnë Ladën për t’i qëlluar ukrainasit në fushëbetejë

Kjo është në kundërshtim me qëllimet ambicioze të autoprodhuesit rus. AvtoVAZ dëshiron të rrisë prodhimin me 28 për qind nga shtatori i këtij viti dhe me 40 për qind nga janari i vitit të ardhshëm.

Kompania me bazë në Togliatti nuk pranoi të komentojë arritjen e qëllimeve të saj përmes përdorimit të punës së detyruar.