Honda S2000 e vitit 2009 ishte një veturë e shkëlqyer sportive, çmimi i së cilës, edhe në rastin e një modeli të rrallë CR (si ai në foto), ishte më pak se 40 mijë dollarë. Por, pas vetëm 13 vitesh vetura është shitur për 200 mijë dollarë, shkruan Autoblog.
Është një veturë e veçantë dhe e rrallë, modeli Club Racer (CR) dhe janë prodhuar gjithsej 31 për në SHBA.
Ka kaluar vetëm 200 kilometra dhe vjen me stereo opsionale dhe kondicioner.
Shumica e entuziastëve pajtohen se Honda S2000 është një klasik modern, dhe disa thonë se përfaqëson evolucionin e veturave sportive analoge që ofrojnë një përvojë elementare të drejtimit, motor atmosferik, transmision manual.
Vetura fuqizohet nga një motor 2.2 litërsh që prodhon 237 kf.
Edhe
Dalin pamjet e Range Rover 2026
Sigurisht që tërheq vëmendjen me ngjyrën e verdhë, ndërsa pjesa e brendshme karakterizohet nga një kombinim i ngjyrës së zezë dhe të verdhë.
Duke parë çmimin aktual të Honda S2000, është realiste të pritet që të rritet edhe më shumë me kalimin e kohës.
