Auto

Harley-Davidson synon daljen nga kriza duke prodhuar më pak motoçikleta

Harley-Davidson kishte vështirësi me shitje edhe përpara pandemisë dhe gjërat nuk janë përmirësuar as tash. Por gjersa fabrikat e kësaj kompanie bëhen gati që t’i kthehen punës, kompania ka një plan të ri se si të dalë nga kriza.

Pjesë e planit është edhe ndërtimi i më pak modeleve, me më pak opsione e me më pak ngjyra si dhe të prodhohet numër i kufizuar i tyre, njofton Wall Street Journal.

Udhëheqësi i ri i Harleyt, ish-drejtori i Pumas, Jochen Zeitz, dëshiron që të përdorë ekskluzivitetin e modeleve për të rritur shitjet. Pra Harley dëshiron të marrë modelin e Ferrarit, ku kjo kompani ka një ose dy shembuj të modeleve dhe blerësit duhet të porositin makinën e dëshiruar.

Sa do te ketë sukses ky model, mbetet për t’u parë.