Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Frankfurti – arenë e koncepteve të reja

Frankfurt Motor Show është një mundësi e madhe për autokompanitë. Është mundësi e madhe që të paraqiten modelet e reja që do të pushtojnë botën. IAA Frankfurt Show është një nga organizimet më të mëdha në kalendarin automobilistik.

Markat më të njohura si “Mercedes”, “Audi”, “BMW” e “Volkswagen” zbarkojnë në Frankfurt për të prezantuar modelet e tyre më të reja. Sivjet ky edicion u hap më 12 shtator. Ky panair mbahet në një hapësirë me rreth 230 mijë metrash katrorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përpos modeleve më të reja, autoprodhuesit tentojnë t’i japin shkëlqim hapësirave të tyre duke mbajtur edhe prezantime të veçanta të koncepteve të së ardhmes. Frankfurti edhe sivjet ishte një nga panairet më të mëdha në këtë aspekt ku u prezantuan shumë koncepte të së ardhmes.

Konceptet automobilistike u mundësojnë prodhuesve të automobilave të shfaqin të gjitha idetë që kanë, zgjidhjen teknologjike dhe atë të rehatisë në vozitje dhe, shfaqjen e veçorive më të reja teknologjike dhe sigurimi i publikut se në të ardhmen do të ketë modele të jashtëzakonshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.