Qindra lloje te makinave nga me te ndryshmet, premiera të prodhuesve luksoz, inovacione në teknologji dhe revolucion në mbrojtjen e ambientit do të paraqiten këtë të diele në Automan.
Gara e prodhuesve të mëdhenj koncentrimin përveç në performancën e jashtme e ka orientuar në eliminimin e dyoksidit të karbonit dhe rritjen e tregut për veturat elektrike.
Në Frankfurt çdo të dytin vit i gjithë qyteti mbushet me vetura nga e mbarë bota që më tepër se tregti e marketing mundohen të prezantojnë tejkalimin e limiteve të prekura deri tash.
Automan ju sjell detaje nga ky manifestim veturash që tërheq vëmendjen e mediave anembanë globit. Të dielën në ora 21:00.