Auto

Francezët përdorin një mënyrë të pazakontë për të ngadalësuar trafikun

Një fshat i vogël francez i quajtur Bone po përpiqet të ngadalësojë trafikun në një mënyrë të pazakontë.

Autoritetet në Bone dolën me idenë e vizatimit të rrugëve me një numër të madh vijash, të cilat mund të habisin shoferët.

Qëllimi, natyrisht, është që shoferët të ngadalësojnë shpejtësinë dhe në këtë mënyrë të kontrollojnë trafikun, por kritikët argumentojnë se kjo taktikë vetëm sa do t'i ngatërrojë shoferët.

Përmes këtij fshati kalojnë tre rrugë kryesore - në njërën nga kryqëzimet, ankohen banorët, shoferët shpesh ngasin dy herë më shpejt se sa duhet dhe shenjat e trafikut nuk kanë shumë rëndësi për ta.

Kjo është arsyeja pse këto vija janë bërë. Për të gjithë procesin janë ndarë 5000 euro dhe janë projektuar që të mos rrëshqasin, për të mos rrezikuar drejtuesit e mjeteve apo çiklistët.

Që vijat japin disa rezultate, dëshmon edhe fakti se një shofer ka thënë për AFP-në se kur i pa, u detyrua të ngadalësonte shpejtësinë për të përcaktuar se cilat ishin reale.

Megjithatë, ka një anë tjetër të medaljes: një shofer tjetër ka thënë se pasi të mësohen me këto vija, nuk do ta ngadalësojnë fare trafikun.

Image