Beaune është një fshat në Francë që ndodhet në një pjesë të një rruge rajonale dhe 2300 automjete kalojnë çdo ditë. Nuk është shumë, por për një fshat të vogël - është.
Shpejtësia e automjeteve është shumë më e lartë se kufiri. Kjo është arsyeja pse ekspertët e trafikut erdhën në ndihmë dhe projektuan sinjalistikë unike horizontale në këtë fshat.
Pas gjithë kësaj qëndron një ide – qëllimi është që të ngadalësohet trafiku në kryqëzim sa më shumë që të jetë e mundur. Përgjegjësit u përpoqën të krijojnë kaos vizual që do t'i inkurajojë shoferët të ngadalësojnë shpejtësinë.
Rezultatet e para tregojnë se shpejtësia në këtë pjesë të rrugës është ulur në mënyrë drastike.
Nga ana tjetër, disa kritikë fajësojnë autoritetet për faktin se rrugët janë vizatuar me vija të forta dhe siç e diktojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nuk duhet të vozitni mbi to. Megjithatë, në këtë rast shoferët duhet t'i kalojnë ato.
-
Pse është e vështirë për disa shoferë të përdorin sinjalizuesin kur ndërrojnë korsinë?
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv
-
Franca dërgon sinjal për zgjimin ushtarak të Evropës
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040