Kompania Ford do të tërheqë më shumë se një çerek milioni vetura të modelit Explorer nga tregu i SHBA-së, pasi ka rrezik se mund të rrotullohen.
Tërheqja përfshin vetura Explorer të prodhuara nga viti 2020 deri më 2022 me motorë 2.3 litra me djegie të brendshme, ato hibride me motor 3 dhe 3.3 litra si dhe modelin Explorer Police me motor me gaz, 3.3 litra.
Në dokumentet e lëshuara nga rregullatorët e sigurisë amerikane të premten, thuhet se vidhat për fiksimin e boshtit të pasmë mund të thyhen dhe të çojnë në ndarjen e tij në dysh.
Nëse ndodh kjo, vetura mund të rrotullohet.
Dokumentet tregojnë se Fordi ka marrë 235 kërkesa nga klientët për t’iu përgjigjur garancisë që ka dhënë.
Kompania ka konfirmuar këtë, por ka shtuar se nuk ka njohuri që të ketë ndodhur ndonjë aksident në lidhje me këtë problem. \ autoblog
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA
-
Fordi tërheq mbi 20 mijë automjete hibride