Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi ndal prodhimin e veturave në Indi

Gjiganti amerikan i prodhimit të veturave “Ford” do të ndalojë prodhimin e tyre në Indi, ka bërë të ditur kompania përmes një deklarate për media.

Fordi ka bërë të ditur se do të mbyllte fabrikat në Gujarat dhe Tamil Nadu, nga fundi i vitit 2022, mirëpo do të vazhdojë të prodhojë vetura për eksport.

Kjo kompani është e fundit në mesit e prodhuesve të veturave që po largohet nga India në vitet e fundit.

Në vitin 2017, General Motors (GM) kishte ndaluar prodhimin e veturave për tregun indian, ndërkaq vitin e kaluar Harley-Davidson kishte ndaluar po ashtu se prodhuari veturat në këtë shtet.

Siç është bërë e ditur nga kompania, Fordi ka pësuar humbje prej më shumë se 2 miliardë dollarësh në dekadën e fundit vetëm në Indi.

Fordi ka prodhuar vetura në Indi për plot 25 vjet.

Artikuj të ngjashëm