Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, të mërkurën ka raportuar rritjen më të dobët në shitjet e automjeteve të reja në tremujorin e tretë, raportoi Reuters.
Aksionet e kompanisë kanë rënë rreth 2 për qind në fillim të tregtimit.
Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Toyotan dhe General Motors, raportuan shitje më të dobëta për tremujorin e fundit të martën.
Stellantis ka raportuar gjithashtu një rënie prej 20 për qind në shitjet tremujore në SHBA të mërkurën dhe shtoi se do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të nxitur shitjet dhe për t'u përgatitur për ardhjen e modeleve të 2025-tës.
Në përgjithësi, shitjet e automjeteve të reja në SHBA gjatë muajit shtator qëndruan në rreth 1.17 milionë njësi, që përfaqëson një normë vjetore të rregulluar sezonalisht prej 15.77 milionë njësi, sipas të dhënave të lëshuara nga Wards Intelligence të martën.
-
Rriten për 16% shitjet e Fordit në SHBA gjatë prillit
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Toyotës i bie fitimi pas tarifave të Trumpit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Fordi paralajmëron se do të pësojë dëm prej 1.5 miliardë dollarësh nga tarifat e Trumpit