Auto

Edicioni i dytë BMW 8 vjen në seri të kufizuar prej 400 njësive

Një muaj pas promovimit të gjeneratës së dytë të Serisë 8, BMW ka përgatitur një edicion veçanërisht të kufizuar të këtij modeli.

BMW M850i xDrive First Edition do të ketë vetëm 400 njësi. Përveç ngjyrës unike, Edicioni i Parë gjithashtu përmban rrota të zeza M prej 20-inç, ndërsa përshtypja vizuale rrit detajet e trupit të ngjyrë të zezë.

Brenda versionit luksoz të Serisë 8 janë një kombinim i dy ulëseve prej lëkure dhe sistemi i zërimit “Bowers & Wilkins Diamond”, transmeton KosovaPress.

BMW nuk ka ndryshuar asgjë nën kofano dhe do të ketë njëjtin motor 4.4-litër Bi-Turbo V8 nga versioni standard me kapacitet prej 530 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin automaktik me 8 shpejtësi.

Gjithashtu, M850 Xdrive First Edition shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

BMW nuk do të bëjë versionin e kabrio të edicionit të parë të Serisë 8 dhe planifikon të prodhojë të gjitha 400 kopjet nga prilli deri në qershor.