Ashtu siç ka paralajmëruar gjatë kësaj jave, kompania e njohur gjermane G-Power ka prezantuar zyrtarisht versionin e saj të modelit të ri Series 8 të BMW-së, më saktësisht versionin M850i xDrive i cili standard i ka 530 kuajfuqi.
G-Power për këtë M8 të ri ka përgatitur dy paketa për përforcimin e motorit të ij 4.4-litër V8, transmeton Koha.net. Paketa “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit në 620 kuajfuqi, ndërsa paketa “Stage 2” në 670 kuajfuqi.
{gallery}
M850i xDrive në version me 670 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,1 sekonda dhe atë maksimale deri në 320 km/h. Modeli standard me 530 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h.
Gjithashtu, G-Power për këtë Series 8 të ri ofron edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe set të ri të rrotave prej 21-inç.