Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Publikohen fotografitë e para zyrtare të BMW Series 8 në version kabrio

Series 8 është një nga sekretet më të mira të ruajtura nga BMW-ja vitet e fundit.

BMW prezantoi serinë e re 8 këtë vit, por ende nuk dihej asgjë për versionin kabrio.

Tani, fotografitë e para zyrtare janë publikuar në internet falë portalit belg Autotijd.be, të bërë derisa BMW testoi prototipin e këtij modeli.

Vetura e prodhuesit bavarez duket e mrekullueshme, dhe pavarësisht nga mungesa e një çatie, duket shumë më luksoze se modelet tjera.

Fotografitë tregojnë versionin më të fuqishëm të M850i xDrive, i cili ka motor benzinë 4.4-litër V8 i kombinuar me marshin automatik Steptronic me tetë shpejtësi.

{gallery}

Edhe Zbulohet BMW Seria 8 kabriolet para debutimit zyrtar Auto Zbulohet BMW Seria 8 kabriolet para debutimit zyrtar

BMW M850i xDrive Convertible është me kapacitet prej 530 kuajfuqi, duke e mundësuar atë që shpejtësinë nga 0 deri në100 kilometra në orë në më pak se katër sekonda (Coupe për 3.7 sekonda). Ashtu si në rastin e një Coupe, edhe versioni kabrio i Series 8 shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

BMW 8 Series Convertible do të debutojë muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Los Anxhelos.