BMW ende nuk është gati që ta lansoië Serinë 8 të rilindur, por së paku ka konfirmuar disa nga detaje e këtij versioni.
BMW Seria 8 do të vijë si standard me të gjitha rrotat aktive, ku përfshihet edhe shtesa në emër, xDrive.
Gjenerate e dytë e serisë 8 coupe është në fazat finale të zhvillimit dhe BMW është në Wales duke e testuar atë, transmeton koha.net.
“Karakteristika dinamike” janë duke u premtuar nga bavarezët dhe si rezultat i kësaj ata janë duke ndërtuar një coupe të madhe qendër të gravitetit të ulët e fuqi të madhe.
Kjo BMW seria 8 coupe do të ketë teknologjinë ‘Active Steering’ të integruar, që do të thotë se jo vetëm që do të jenë të gjitha rrotat aktive, por që të katër rrotat do të drejtohen nga timoni.
BMW thotë se motori V8 është “ri zhvilluar kompletë”, ndërsa ka 67 kuaj fuqi më shumë se versioni standard, që do të thotë se BMW M850i xDrive do të ketë 523 kuaj fuqi.
{gallery}