Pas një vit pritjeje, BMW zbuloi top Coupen e re, e cila në fillim për blerësit do të jetë në dispozicion në dy versione, një me benzinë dhe një me dizel.
Modeli i ri ka “hundë” të lëshuar dhe pamje agresive të përparme. Dritat LED janë standarde dhe blerësit mund të porositin edhe variantin me drita të përparme futuriste laserike.
Për fillim do të jetë në dispozicion modeli M850i xDrive me motor 4.4-litër Bi-Turbo V8, në kombinim me marshin automatik prej tetë shpejtësish, transmeton ksp.
Motori i këtij modeli është me kapacitet prej 530 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.
BMW nuk ka hequr dorë nga modeli dizel dhe blerësit mund të porositin versionin 840d xDrive me gjashtë cilindra dhe motor 3.0-litër Bi-Turbo, i cili prodhon 320 kuajfuqi. BMW 840d xDrive shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 4,9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është njësoj sikur te modeli me motor benzinë.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
Ky Coupe i ri i serisë së tetë të BMW-së, pritet të arrijë në tregun evropian në nëntor të këtij viti, por çmimi i tij ende nuk është zbuluar.
{gallery}