Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Detajet e reja për Mercedes GLE të ri

Pas premierës së modelit të tij të parë plotësisht elektrik SUV, Mercedes ka nisur prodhimin e modelit konvencional.

Prodhuesi gjerman ka përgatitur një video ku paralajmëron premierën e SUV-it GLE.

Video nuk zbulon shumë, por në xhirim mund të shihet pjesa e përparme e automjetit me drita speciale LED, transmeton ksp. Detajet zyrtare teknike për momentin nuk janë bërë të ditura, por pritet që gjenerata e re e Mercedes GLE të marrë motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e teknologji EQ Boost, e cila rrit fuqinë e motorit benzinë.

Motori standard benzinë është me kapacitet prej 376 kuajfuqi, ndërsa në version EQ Boost është me 398 kuajfuqi.

{gallery}

Në Evropë nuk do të mungojë as versioni në dizel, sikurse është motori me gjashtë cilindra 3.0-litër me 286 kuajfuqi, ndërsa përmendet edhe motori më i fuqishëm dizel me 340 kuajfuqi.

Edhe Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve Auto 7 o. më parë Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve

Më vonë, në ofertë do të gjendet edhe versioni sportiv nga kuzhina e Mercedes-AMG, me shenjat GLE 53, GLE 63 dhe GLE 63 S. Më i fuqishmi prej tyre do të jetë me motor 4.0-litër V8 me 612 kuajfuqi.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet premiera e Mercedes GLE, ndërsa rasti i parë për këtë mund të jetë panairi i ardhshëm i veturave në Paris, i cili mbahet ka mesi i tetorit.